Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula i bashkohet artistëve që do të na surprizojnë për festat e fundvitit!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Artisti është shumë aktiv me projekte muzikore duke qëndruar sa më pranë dashamirësve të tij.

Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte solo apo duete, Ledri na ka paralajmëruar se do të jetë dhe ai pjesë e ‘surprizave të fundvitit’. Me anë të disa fotove nga studio muzikore dhe pa shumë fjalë duket se reperi na lajmëroi që ta presim gjithë sy e veshë…

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe ai nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Të premten e natës së parë të spektaklit ‘DWTS’ ku partnerja e Ledrit, Sara Hoxha është konkurrente, të gjithë po e prisnin me padurim. Ajo që u vu re nga të gjithë ishte mungesa e Ledrit për të mbështetur partneren e tij të zemrës. Me anë të disa Instastory-ve gjatë performancës së saj reperi na ka treguar se e ka ndjekur kërcimin e Sarës nga shtëpia me vajzën e tyre Poem. Së fundmi bukuroshja ka shpjeguar arsyen se pse Ledri nuk e ndoqi live performancën e saj.