Celebrities Gossip Showbiz

Lei Kraja vajza më e bukur e showbiz-it sipas Petri Bozo, Paloma zgjedh Valbona Selimllarin!

Kur bëhet fjalë për showbiz-in ai është i mbushur me vajza të bukura, të zgjuara dhe shumë të talentuara. Ndërkohë, të pyetur në emisionin “Më lër të flas” lidhur me vajzën më të bukur të showbiz-it, paneli kishte emra të ndryshëm.

Petri Bozo u përgjigj si më poshtë, duke dhënë emrin e një prezantuese shumë të dashur dhe madje pjesë e Top Albania Radios.

Të tëra të bukura janë. Mund të jetë Lei Kraja.

Kujtojmë, se Lei është pjesë e emisionit “S’e kam me ty”, bashkë me Jonida Aliçkolli dhe Elios Shuli. Ndërkohë, Paloma zgjodhi anëtaren e jurisë së “Dancing With The Stars” dhe figurën shumë të dashur të televizionit, Valbona Selimllari.

Për mua mbetet një nga femrat më të bukura që i ka rezituar kohës, viteve, bukuri shqiptare që nuk do vijë më besoj dhe është përfaqësuesja më e mirë e jona, padiskutim Valbona Selimllari.

Ronaldo Sharka dha një emër që surprizoi.

Paloma.

Dhe ja reagimi i saj.

Faleminderit (qesh)