Celebrities Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio është thjesht Leonardo DiCaprio, aktori në një romancë me modelen 29 vite më të re?!

Ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio ka ndezur thashethemet për një romancë të re me një 19-vjeçare. 48-vjeçari, është fotografuar së fundmi me modelen Eden Polani në një event muzikor dhe menjëherë kanë nisur aludimet se ai mund të jetë në një lidhje me bukuroshen. Por një burim i afërt i tyre tha se:

Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Ai ishte i ulur pranë Polanit në një festë muzikore së bashku me njerëz të tjerë.

Burimi shtoi se një fotografi e bënte të dukej sikur ishin bashkë, por është e qartë që Leo nuk mund të takohet me çdo person me të cilin ai është në një festë. Dyshja morën pjesë në eventin e Ebony Riley, ku të ftuar ishin edhe shumë yje të tjerë.

Rikujtojmë se aktori njihet për lidhjet e tij romantike me modelet shumë më të reja në moshë. DiCaprio gjithashtu u përfol kohët e fundit se ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas, vajzën e aktorit të “Falcon Crest”, Lorenzo Lamas. Disa kohë më parë ai u përfol edhe për romancën e tij me supermodelen Gigi Hadid.

Sjellim në vëmendje se ‘Titanic’ i James Cameron është duke u rikthyer në ekranin e madh në një version të ri për të festuar përvjetorin e 25-të. Sipas Paramount Pictures, filmi do të shfaqet në ekran më 10 shkurt, përpara festës së Shën Valentinit. Paramount fitoi të drejtat e filmit vitin e kaluar pasi Disney vendosi një ri-publikim ndërkombëtar për filmin hit për t’u parë nga fansat në 3D.