Celebrities Gossip Showbiz

Bjordi flet për një lidhje të vjetër publike: “Më ka traumatizuar!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa banorët e BBV kanë një vëmendje të jashtëzakonshme, edhe banorët e rinj, të cilët hynë gjatë prime të së premtes po arrijnë të fitojnë vëmendjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kur bëhet fjalë për banorët e rinj, Bjordi është një nga më të njohurit e këtij formati, teksa kujtojmë se ishte pjesë e BB2, si një nga personazhet më të spikatur, ku ia arriti të shkonte deri në finale, edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh.

Ditën e sotme, gjatë një bisede me Oltën dhe Luzin, Bjordi ka treguar se dëshiron ta mbajë çdo raport të tijin shumë personal, gjë që nuk e ka bërë në një lidhje të tij të mëparshme.

Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak, për keq. Si jam ndërtuar unë, vëmendjen mediatike dhe përfshirja e publikut dhe mediave ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak, jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim.