Celebrities Gossip Showbiz

Luizi komenton ‘bërthamën’ Olta-Armaldo-Kristi: “Nuk shkojnë të 3 në finale, nuk do ndalem unë!”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Një nga banorët më të përfolur të këtij BBV, Luizi, mëngjesin e sotëm ka bërë një deklaratë për të ashtuquajturën ‘bërthamë’, Oltën, Armaldon dhe Kristin.

Nuk kanë si shkojnë në finale se unë nuk do ndalem. Nuk ka shanse ata të tre të shkojnë në finale. Bashkë janë, por të tre nuk shkojnë në finale. Maksimumi prej atyre njëri dhe mund të shkojë, por nuk i ndahem derisa t’i nxjerr jashtë të tre. Nuk ia fal në botë.