Celebrities Gossip Showbiz

Madonna pozon me Maluma dhe komentet e fansave nuk ndalen!

Madonna duket dekada më e re në fotot e fundit që ka shpërndarë në rrjetet sociale, teksa ka pozuar përkrah një qeni. Ikona e popit ngarkoi një seri fotosh në Instagram Stories, teksa festoi performancën në skenë në Kolumbi së bashku me këngëtarin Maluma.

28-vjeçari e kishte ftuar Madonna-n që t’i bashkohej në skenë për koncertet e tij në qytetin e Medellin-it, dhe ylli argëtoi fansat teksa ajo hyri në skenë për të bërë duet me Maluma-n. Duke postuar foto nga prapaskenat, Madonna kishte një kapelë kauboj dhe gërsheta bionde, si dhe një bluzë rozë të ndezur, të bashkuar me geta dhe çizme rrjete të zeza.

Më pas ajo ndau fotot e saj duke pushuar me qenin e Malumës, Buda, teksa e quajti qenin e ëmbël ‘krijesa më besnike’. Në foto, fytyra e Madonna-s është edituar shumë, duke zhdukur dekada nga fytyra e saj, teksa pozonte përkrah Maluma-s, i cili ishte pa filtra.

Në një foto të dyshes duke u përqafuar në një divan, fytyra e këngëtares është plotësisht pa rrudha, pavarësisht se është afër ditëlindjes së saj të 64-të. Nëna e gjashtë fëmijëve nuk e ka pranuar kurrë se ka bërë një operacion estetik, por është spekuluar gjerësisht se ajo ka bërë ndryshime në fytyrën e saj, si implante, botox dhe peeling të fytyrës.