Celebrities Showbiz

Marina Vjollca ‘zbuloi’ pak nga portreti i vajzës së saj Marget! Kujt i ngjan ajo?!

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget, nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar. Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Mbrëmjen e kaluar në episodin e nëntë të “Ëndërrtjerrësit”, ajo ishte së bashku me motrën e saj, Luanën, për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet. Marina dhe Luana rrëfyen eksperiencën e tyre bashkë në skenë.

Megjithatë jo vetëm kaq. Një temë që nuk mund të lihej pa u diskutuar ishte dhe mëmësia, tani që Marina është bërë nënë e Marget. Edhe pse moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk e ka zbuluar kurrë portretin e vajzës së saj në rrjete sociale. Lidhur me pyetjen se si është Luana si teze, Marina u përgjigj:

Luana është një teze e shkëlqyer për Marget. Nuk është hera e parë që ajo bëhet teze sepse ne kemi dhe mbesa të tjera që i duam shumë. Ne jemi bërë teze në moshë të vogël dhe kishim pak vite diferencë me njëra-tjetrën, shiheshim si shoqe. Aq sa ziheshim për kukullat me mbesat. Tani është ndryshe.

Duket se ndjekësit kanë qenë gjithnjë kuriozë për të zbuluar se kujt i ngjan më shumë Marget dhe do të çuditeni me përgjigjen. Luana u shpreh kështu:

Për çudi më ngjan mua dhe Getit. Në fytyrë ka marrë pak nga unë, kurse mjekrën e ka si Geti. Por po e lë me kaq, nuk po zbuloj më shumë.

Ndërsa nuk kishte si të mungonin dhe disa doza humori nga Marina:

Është njësoj sikur Marget ta ketë bërë Luana dhe Geti (qesh).