Celebrities Gossip Showbiz

Mbreti Charles është zyrtarisht më i pasur se nëna e tij e ndjerë Mbretëresha Elizabeth!

Sipas renditjes së Scrooge të përpiluar nga Sunday Times, mbreti Charles është më i pasur se nëna e tij, e ndjera Mbretëresha Elizabeth II, por edhe Beckhams apo Elton John. Vlerësimet e reja sugjerojnë se Mbreti Charles ka dyfishuar pasurinë e mbretëreshës së ndjerë me një pasuri prej 600 milionë paundesh. Vitin e kaluar Madhëria e Saj ishte llogaritur se zotëronte rreth 370 milionë puand.

Analiza e financave të tij u krye për Listën e Pasur të Sunday Times, e cila do të dalë muajin e ardhshëm. Një ish-këshilltar tha se humbja e parave pas divorcit të tij, kishte nxitur një qasje më të kujdesshme në vazhdim. Kursimet e mbretit ka të ngjarë të jenë ndihmuar edhe nga pikëpamjet e tij për mjedisin.

Ndërsa ulja e kostove nuk është arsyeja që ai shpesh vesh rroba dhe kostume të blera vite më parë, por reduktimi i nevojave për artikuj të rinj sigurisht që ka ndihmuar. Për revistën Vogue në vitin 2020 ai tha:

Unë jam një nga ata njerëz që urrej të hedhin çdo gjë. Prandaj, më mirë do t’i bëja t’i mirëmbaja sesa t’i hidhja.

Rikujtojmë, se në Britaninë e Madhe po zhvillohen planet për kurorëzimin e mbretit Charles III. Bizhuteritë e Kurorës do të projektohen në Kullën e Londrës para se të shkojnë në monumentet kryesore britanike. Po ashtu, në vjeshtë pritet të projektohen në monumentin e famshëm të kryeqytetit britanik e më pas do të ekspozohen në të gjithë vendin, që t’u tregohet historia e kurorëzimit mijëra njerëzve. Gjithashtu, qeveria njoftoi vende të reja të shfaqjes për kurorëzimin duke e çuar totalin në 57, me mbi 100 mijë britanikë që pritet të shikojnë live ceremoninë në qytetet e tyre.