Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Më lanë vetëm në Durrës dhe u larguan”, Lidi për prindërit e Heidit: U theva, po të kishin probleme pse nuk e…

Mbrëmjen e së martës në spektaklin e “Big Brother VIP 3” ka hyrë banori më i ri Lidi Delia, i cili është një animator. Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve. Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.

“Vëllai” fals i Heidit në një bisedë me Rozën dhe Julin vazhdon të mbajë sekretin e Vëllait të Madh dhe flet sikur të ishte vërtet vëllai i saj. Lidi përforcon më shumë gënjeshtrën duke treguar se “është ndjerë i thyer, kur e kanë lënë vetëm në Durrës dhe pjesa tjetër e familjes është larguar për në Itali”.

Lidi: Unë nuk e kam përballuar ndarjen, që mua më kanë lënë në Durrës për një kohë të gjatë. Aty jam thyer unë.

Roza Lati: Që të lanë vetëm në Durrës, për një kohë të gjatë? Sa kohë?

Lidi: Duhet të më kishin lënë dhe mua dhe Heidin po të kishin pasur probleme.

Juli: A i ke pyet pse të kanë lënë vetëm ty?

Lidi: Po kam qenë në një moshë që… çfarë të pyesësh? E ke parasysh kur je para adoleshent, adoleshent që thua edhe malin e shkatërroj dhe të merr ai hovi, por familja duhet të rrijë mbrapa. Por gjithsesi kam pasur liri dhe e kam shijuar këtë liri me thënë të drejtën.