Bota Botë e Çuditshme Design

Mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi, zbulohet statuja e ngjashme me Sfinksin!

Së fundmi arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me Sfinksin dhe mbetjet e një faltoreje në një tempull të lashtë në Egjiptin jugor. Artefaktet u gjetën pranë tempullit Hathor, një nga vendet e lashta më të ruajtura në Egjipt. Sfinksi gëlqeror mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi. Është shumë më i vogël se Sfinksi i famshëm në Piramidat e Gizës, i cili është 20 metra i lartë.

Artefaktet u gjetën brenda një varri me dy nivele në tempullin e Dendera në provincën Qena, 450 km në jug të kryeqytetit të Kajros. Arkeologët do të studiojnë shenjat në pllakën e gurit, të cilat mund të zbulojnë më shumë informacion mbi identitetin e statujës. Krahas Sfinksit “të gdhendur bukur dhe me saktësi”, arkeologët gjetën gjithashtu një pllakë guri të epokës romake me mbishkrime demotike dhe hieroglife.

Faltorja gëlqerore përfshin një platformë me dy shtresa dhe një pellg me tulla balte të epokës bizantine. Disa ekspertë i shohin këto zbulime nga qeveria egjiptiane si një mënyrë për të tërhequr më shumë turistë, për të ringjallur industrinë e saj të turizmit mes një krize të rëndë ekonomike në Egjipt.