Health & Beauty Lifestyle

Mendoni se duke eliminuar vaktin e darkës do të humbisni peshë?! Mendohuni përsëri…

Është bërë tashmë zakon për të gjithë njerëzit që kur fitojnë disa kilogramë plus në trupin e tyre eliminojnë shumë ushqime nga dieta e përditshme dhe një zakon që dihet nga të gjithë është eliminimi i vaktit të darkës, pasi thuhet se të shëndosh.

Por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Nëse flini me stomakun bosh, nuk do të bëni një gjumë të qetë. Sipas dietologëve, këto janë disa arsye që tregojnë se nuk duhet të flesh asnjëherë pa ngrenë darkë:

1.Ndihmon të humbasësh peshë

Të hash para gjumit, në të vërtetë ndihmon metabolizmin të ruajë peshën ideale duke mbajtur në nivele të qëndrueshme nivelin e sheqerit. Ndjesia e të shkuarit në shtrat me stomak bosh ndikon që të nesërmen të hash pa masë. Edhe nëse nuk je e uritur, një sallatë do të të ndihmojë për t’u ndierë më mirë.

2.Ndihmon gjumin

Ngrënia e darkës të ndihmon më shumë për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës. Shumë njerëz mendojnë se bëjnë gjumë më të qetë nëse nuk hanë darkë, por nuk është kështu. Mënyra më e thjeshtë për të bërë një gjumë të qetë është të hash një sallatë ose kos, një patate të ëmbël me vaj kokosi dhe kanellë, ose dhe banane me kos.

3.Ndërsa fle, organizmi vazhdon akoma të punojë

Kjo është një arsye tjetër pse duhet të hash para se të flesh. Organizmi edhe gjatë gjumit vijon punën dhe nëse nuk e ndihmon duke i dhënë ushqim, atëherë do të jetë e vështirë të ruash peshën ideale dhe të humbasësh peshë. Vetëm me ushqime të lehta, pas dy javësh, do të kuptosh që do ta ndiesh më mirë organizmin.

4.Stomak i mbushur do të thotë sheqerna të qëndrueshme

Nevojat për gjumë janë të ndryshme, ndoshta edhe të ekzagjeruara. Gjumi ndikon në imunitet, në rritjen e nivelit të energjisë, metabolizmin, dëshirat dhe peshën. Sa më mirë të flesh gjatë natës, aq më mirë do të ndihesh të nesërmen.

5.Ndihmon të kesh më shumë sukses

Një ushqim i caktuar para gjumit të ndihmon ta mbyllësh ditën të plotësuar dhe trupi të përcaktojë një ditë tjetër suksesi. Pse ta privosh veten kur darka ndihmon të jesh më e shëndetshme? Fillo ta kesh përparësi darkën dhe do ta ndiesh veten më të shëndetshme.