Celebrities Gossip Magazine Showbiz

“Mes çdo njeriu në botë zgjedh…”/ Ish-banorja e shtëpisë që nuk i pëlqeu kurrë Luizit

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Kjo është java e fundit e emisionit më përfolur shqiptar dhe tanimë rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpi, banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Përgjigja e Luizit ishte ajo që na habiti. Ja si u përgjigj ai:

Cili është një person që nuk ju pëlqen?

Luizi: Tea Trifoni.

Kristi: Po jo vetëm këtu, mes çdo njeriu në botë…

Luizi: Mes çdo njeriu në botë dhe Tea Trifonit zgjedh Tea Trifonin.

Kristi: Po pse?

Luizi: Se është antipatike.


Në këtë diskutim nuk mungoi as reagimi i Efit e cila i tha Luizit të mos e zgjaste më këtë muhabet. Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nata finale dhe situata tashmë në shtëpi duket mjaft e qetë dhe miqësore ndërmjet Efit, Luizit, Dea Mishel dhe Kristit.