Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Mësoni se ku po gaboni me vendosjen e qumështit dhe kosit në frigoriferin tuaj!

Qumështi dhe kosi janë ushqimet më të zakonshme në shtëpitë tona të cilat hidhen shpesh për shkak të afatit të shkurtër dhe prishjes së tyre. Ruajtja e këtyre produkteve në mënyrën e duhur është një burim i kursimit të parave, por edhe një zakon i shëndetshëm. Shumë njerëz, e ruajnë kosin në derën e frigoriferit, por mbi të gjitha qumështin. Ky është një zakon shumë i keq që dëmton këto produkte.

Gjatë ditës, frigoriferi hapet shumë herë dhe kjo shkakton goditje të nxehtësisë për shkak të ajrit më të ngrohtë që hyn në frigorifer. Dera e frigoriferit dhe ushqimet e ruajtura në atë hapësirë ‘paguajnë’ më së shumti për këtë ndryshim të temperaturës, që ndonjëherë mund të jetë disa gradë Celsius. Gama e temperaturës nxehtë-ftohtë është gjendja që ndikon më shumë në cilësinë e produkteve të freskëta si gjalpi, qumështi dhe kosi prandaj shpesh duhet t’i hedhim para datës së skadimit pasi tashmë janë prishur.

Rafti ideal për këto produkte është aty ku temperatura mbetet pak a shumë konstante, duke ruajtur cilësinë e produkteve të freskëta. Por kini kujdes që të mos i vendosni në fund të frigoriferit, temperatura është shumë e ulët dhe rrezikoni efektin e kundërt, që është ngrirja e qumështit.

Rikujtojmë, se pirja e 3 gotave me qumësht në ditë mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit.

Sjellim në vëmendje se kombinimi i mjaltit dhe kosit së bashku ka shumë përfitime për shëndetin e njeriut. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.