Celebrities Showbiz

Modelja e njohur braziliane shpëton një breshkë nga rrjeta e peshkimit dhe jep mesazhin që të gjithë duhet ta dëgjojnë!

Supermodelja braziliane, Gisele Bündchen së fundmi përmes një video të cilën e shpërndau në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se si shpëtoi një breshkë e cila ndodhej në një rrjetë peshkimi. Ajo shfaqet e ulur pranë krijesës, duke hequr me kujdes rrjetën në të cilën kishte përfunduar breshka.

Pasi e shpëtoi atë nga rrjeta, ajo e dërgon në habitatin e saj. Ajo tregon si e gjeti breshkën teksa shëtiste me qenin dhe çfarë bëri për ta ndihmuar. Në postimin në Instagram ajo shkruan këto fjalë:

Jeta është një seri mundësish që shfaqen çdo ditë dhe ne zgjedhim se çfarë të bëjmë me to. Sot nuk ishte ndryshe. Herët këtë mëngjes po ecja në plazh, u afrova në një grumbull plehrash të oqeanit dhe pashë këtë breshkë të bukur të kthyer përmbys me një vështrim dëshpërimi dhe rraskapitjeje në sytë e saj, me trupin e saj të ngatërruar në një rrjetë peshkimi. Fillova menjëherë ta çliroja nga rrjeta që po e mbyste, por edhe pasi e zgjidhëm, ajo ishte shumë e lodhur për të bërë rrugën e kthimit në oqean. Nuk u mendova dy herë, thjesht e mora dhe e çova në ujë. (e mahnitshme se si adrenalina mund të të bëjë më të fortë!) U ndjeva e lehtësuar dhe aq e lumtur që e pashë të notonte lirshëm, mirënjohëse që isha atje dhe në gjendje t’a ndihmoja. Por ka kaq shumë kafshë të tjera që fatkeqësisht përfundojnë duke ngordhur në rrjeta si kjo. Sot m’u kujtua se ne duhet të bëhemi më të vetëdijshëm për mënyrat tona si specie dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e të gjitha kafshëve, kjo është zgjedhja jonë. Lutem që të gjithë të ngrihemi dhe të kujtojmë se mundësia për të ndryshuar fillon me një veprim të vetëm.

Bündchen është një ndër modelet më të famshme në industrinë e modës dhe një ndër të vetmet e cila nuk e ka aspak problem të flasë hapur për lidhjet e saj jofunksionale. Në një intervistë ekskluzive për revistën “PORTER” disa vite më parë bukuroshja folur hapur për problemet e saj me alkoolin gjatë kohës kur ishte në prag të ndarjes me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio.

Nuk isha e lumtur por nuk ja thoja askujt. Isha e humbur në një vorbull alkoolizmi dhe cigaresh për të hutuar veten nga problemet e lidhjes sime.