Celebrities Showbiz

Mos ndoshta me këtë veprim Genta Ismajli sapo na zbuloi emrat e binjakëve të saj?!

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta. Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë për të cilët nuk dimë më shumë.

Deri para pak orësh as këngëtarja bukuroshe dhe as biznesmeni turk nuk kishin bërë asnjë postim në lidhje me vogëlushët që nga lindja e tyre, por tani pritjes i erdhi fundi. Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka publikuar një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu ka zbuluar edhe një detaj tjetër.

Edhe pse ajo ka zgjedhur të mos e publikoi portretin e fëmijëve, megjithatë zbuloi për fasnat emrat e të sapolindurve. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy. Në atë postim ajo gjithashtu ka shkruar se:

Më shumë foto nga ne do të vijnë së shpejti.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të presim dhe pse jo të shikojmë edhe fëmijët. Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm është se edhe emri i vajzës së parë të ikonës së muzikës, Beyonce quhet Blue Ivy.

Rikujtojmë se, edhe para pak ditësh Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe nuk rezultoi të ishte një dedikim për binjakët e saj ashtu siç ishte përfolur. Ky bashkëpunim e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të shtatzënisë së këngëtares.