Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm vazhdon të mos i ndahet vendit tonë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, të cilat do të sjellin kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Duke filluar pas orëve të mesditës deri në orët e pasdites, në relievet kodrinore- malore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Këto reshje në zona të izoluara do të jenë në formën e rrebesheve të vrullshme, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Përgjatë vijës bregdetare e zonat përreth tyre, reshjet do të jenë në formën e vesës së shiut. Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/29
Diell re shi

Kukës
11/22
Diell re shi

Lezhë
16/28
Diell re shi

Dibër
12/23
Diell re shi

Durrës
16/27
Diell re shi

Tiranë
17/29
Diell re shi

Elbasan
16/28
Diell re shi

Berat
15/30
Diell re shi

Vlorë
16/25
Diell re shi

Korçë
9/21
Diell re shi

Gjirokastër
11/27
Diell re shi

Sarandë
18/26
Diell re shi