Celebrities Design Gossip Showbiz

Mund të dimë ndoshta gjithçka rreth Rita Ora-s përveç shtëpisë së saj kështu që këngëtarja na fton t’i hedhim një sy!

Këngëtarja e njohur Rita Ora së fundmi ka bërë një tur në shtëpinë e saj të epokës viktoriane, që ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. Bukuroshja me origjinë shqiptare ka treguar në Architectural Digest se rezidenca e saj ka një të kaluar mjaft të pasur dhe kjo është dhe një nga arsyet pse ylli i muzikës pop e bleu. Ajo ndërkaq shprehet se:

Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë. Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham, një nga artistët e mi të preferuar. Ai bëri të gjithë ilustrimet për Alice in Wonderland, Red Riding Hood. Shtëpia ka shumë energji të mirë.

Rikujtojmë, se para disa ditësh, Rita mbajti një koncert madhështor në Tiranë teksa performoi para mijëra fansave të saj. Vlen të përmendim se bukuroshja ishte veshur nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti me ngjyrat kuq e zi dhe si gjithmonë dukej mrekullisht bukur. Por, krahas performancës madhështore, në prapaskenën pas koncertit kishte edhe ngjarje interesante që janë bërë virale.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se para disa ditësh artistja u martua me regjisorin e njohur Taika Waititi. Këngëtarja pas martesës ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora. 31-vjeçarja dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

Ndërkaq, teksa ishte në Tiranë, Rita është pyetur nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max. Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.