Celebrities Music Showbiz

“Mund të futem në shkurt…”/Sardi Strugaj në “Big Brother VIP 3”?!

Sardi Strugaj ka publikuar vetëm pak ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, që mban titullin “Boshatosur”. Kjo këngë është përqafuar menjëherë nga publiku dhe madje e kanë renditur në vend të pestë të klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. Sardi ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” për të na zbuluar më shumë për këtë krijim të tijin. Zbuloni më shumë në këtë link. 

Në portale është përfolur shumë dhe për pjesëmarrjen e Sardit në “Big Brother VIP 3”. Ja si shprehet ai lidhur me këtë:

Në portale e kam parë dhe unë emrin tim. Fillimisht kanë filluar aty dhe edhe prindërit e mi nuk e besonin që nuk do të futesha. Isha me pushime dhe ata menduan se isha tek kjo pjesa që izolohesh para se të futesh. Atë ditë kur filloi, shkova me vonesë në shtëpi dhe kur shkova unë ishin shumë të mërzitur dhe pastaj u lehtësuan. Do ta pëlqeja shumë si eksperiencë, por nuk do të futesha në këtë pikë. Por mund të futem dhe në shkurt, po e lë të hapur…

A të mungon “Dancing With The Stars”?

Më mungon shumë “Dancing With The Stars”. Është eksperiencë shumë e bukur, unike, që nuk kthehet më. Kam nostalgji.

Nga ana tjetër Sardi bëri të ditur më herët se do të vinte me një bashkëpunim me Semi Jaupaj…

Kemi diçka që kemi nisur bashkë me Semin, jemi akoma në fazën e demos. Jemi të dy me fiksime dhe duam që ky projekt të sjellë më të mirën e të dyve. Bashkëpunimi ka pak më shumë përgjegjësi. Duhet të kemi kombinim, që deri tani e kemi, por ka dhe detaje të tjera që publikut nuk i intereson, por duan rezultatin. Ne po punojmë për rezultatin.

Lidhur me jetën private të Sardit nuk dihet shumë, për të mos thënë asgjë. Sardi ka folur se pse kjo zgjedhje e tij:

Kjo është dhe arsyeja pse nuk hyj në “Big Brother”. E para mendoj që dhashë diçka nga vetja ime në “Daancing With The Stars” që publiku kishte nevojë të shihte. Por duhet të fokusohen më shumë te muzika e do të doja të mos flitej për gjë tjetër përveç këngëve të mia. Nuk dua të njihem vetëm si Sardi i “Big Brother”.