Celebrities Gossip Showbiz

Na duket ne apo Ledri ‘thumboi’ dikë me postimin e fundit?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektin e tij të ri muzikor, i cili tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Përshëndetje Hejter’ e ky projekt duket si një ‘thumb’ për të gjithë ata që ‘e urrejnë’ artistin.

E pak më parë me anë të një postimi në Instastory, teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të tijën krahas reperi ka shkruar në mënyrë ‘thumbuese’: “Këtu duke i menaxhuar ‘fanpage’ hejterave”.

Sara nuk i kursen postimet me reperin dhe më të fundit kanë qenë mjaft ‘funny’. Bukuroshja na ka zbuluar se gjatë xhirimeve të videoklipit, Ledri është lënduar në pjesën e buzëve dhe Sara ka postuar shenjën që i ka mbetur në llogarinë e saj në Instagram dhe krahas ka shkruar: “Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi.”