Celebrities Gossip Showbiz

Në dasmën e Kourtney me Travis, Kendall Jenner përballet me një vështirësi që nuk na e priste mendja!

Dasma italiane e Kourtney Kardashian me Travis Barker ka qenë plot shkëlqim, magjepsje dhe veshje mahnitëse. Ndërkohë, Kylie Jenner tregoi një video të Kendall duke luftuar për të ngjitur disa shkallë me fustanin e saj.

24-vjeçarja ndau një video në Instagramin e saj të motrës së madhe Kendall, e cila e kishte të vështirë të ngjitej në disa shkallë të pjerrëta, të cilat të çonin në një portë, për shkak të veshjes së saj të ngushtë dhe të gjatë. Modelja e mrekullueshme kishte veshur një fustan me ngjyrë të çelur të dekoruar me lule. Në sfond dëgjohen të qeshura teksa dokumentohet ‘lufta’ e Kendall, dhe një grua që thotë në fund:

Këto shkallët janë të çmendura.

Në Instastory-n e saj Kylie ndau edhe disa pamje të pabesueshme të Portofino-s, ku Kourtney dhe Travis u martuan dje, dhe nga ushqimi i shijshëm që ofrohej. Kourtney dhe Travis, të cilët u fejuan në tetor, thanë ‘po’ në kështjellën e lashtë Castello Brown në Portofino, ndërsa Kourtney dukej bukur me një fustan të bardhë të shkurtër dantelle Dolce & Gabanna, i cili kishte një vello katedrale.

Dyshja morën me qira kompleksin bregdetar të Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, për të festuar me stil me miqtë e tyre të familjes. I gjithë klani Kardashian-Jenner dhe Barker kanë qenë të ftuar dhe janë parë në qytetin piktoresk bregdetar përpara ceremonisë.