Celebrities Fashion Showbiz

Në hapat e nënës së saj, Lila Moss shkëlqen në fushatën e Calvin Klein!

30 vjet pas fushatës ikonike të Kate Moss për Calvin Klein, vajza e supermodeles, Lila, po ndjek hapat e saj të modës së lartë. 19-vjeçarja bëri debutimin e saj në reklamat e markës të sezonit të vjeshtës 2022, së bashku me personazhë të tjerë të famshëm si Jennie e Blackpink, aktori i “Euphoria” Dominic Fike dhe e dashura Chloe Sevigny, veçanërisht duke mbuluar pak më shumë sesa nëna e saj në atë kohë.

Që kur bëri debutimin e saj në modelim për Marc Jacobs Beauty në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare, Lila vazhdoi të ishte pjesë e pasarelave për Miu Miu, Fendi dhe Versace, herë pas here së bashku me nënën e saj, modelen e famshme Kate Moss. Si dhe pozoi për British Vogue dhe ka marrë një ftesë për Met Gala.

Ylli në rritje, e cila ka diabet të tipit 1, është bërë shpesh kryefjalë e mediave duke treguar me krenari pompën e saj të insulinës në pasarela dhe tapet të kuq. Vitin e kaluar Lila Moss, ra në sy për faktin se ndërsa sfilonte kishte ngjitur në trup, sensorin për gliceminë, POD (Point of Delivery). Të shumtë ishin ata që e ngatërruan me një leukoplast, ndërsa zhvillimi erdhi si risi në Javën e Modës në Milano.

Deri tani duket se Lila ka një përvojë më të këndshme në setin e reklamave të saj për Calvin Klein sesa nëna e saj. Kate Moss, kohët e fundit tha se ndihej “e cënuar dhe e frikësuar” ndërsa xhironte fushatën e saj për të bërë karrierë përballë Mark Wahlberg në fillim të viteve ’90, kur ishte 17 vjeçe.