Celebrities Film & Tv Showbiz

“Në Kuadër të Dashurisë” vjen me disa shfaqje të reja në Zvicër!

“Në Kuadër të Dashurisë” një prodhim i Top Media nuk ndal suksesin në çdo anë të botës! Një histori dashurie e cila kombinohet mjeshtërisht me humorin e thellë, me një performancë të jashtëzakonshme të aktorëve të cilët do të sjellin karaktere të paharrueshme për publikun.

Për 95 minuta “Në Kuadër të dashurisë” do t’ju rrëmbejë nga realiteti, ku përjetimi do të jetë më shumë se një film. Filmi më i dashur i momentit vazhdon turin e tij nëpër botë, i cili vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë. Po ashtu në Kosovë, filmin mund ta ndiqni në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren, si dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë.

Filmi vazhdon të shfaqet në Zvicër, ku është janë vendosur sërish disa data të tjera për shkak të kërkesave të shumta. Bëhet fjalë për shfaqjet e radhës më 6, 8 dhe 9 Dhjetor në Pathé Mall of Switzerland në Ebikon. Për më shumë informacion rreth orareve e blerjes së biletave, vizitoni faqjen [email protected] dhe postimeve në rrjetet tona sociale.

Ju rikujtojmë se, më 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago.