Aktualitet Bota

Në Olimpiadën e Parisit atletët rusë dhe bjellorusë do të marrin pjesë si neutralë!

Atletët rusë dhe bjellorusë, të cilët kualifikohen për të garuar në sportet e tyre për Lojërat Olimpike Parisi 2024, do të mund të marrin pjesë si neutralë, pa flamuj, emblema, dhe himne, në ceremoninë që do të mbahet vitin e ardhshëm, ka thënë të premten Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Atletëve, fillimisht, u është janë ndaluar garat ndërkombëtare, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mirëpo prej atëherë ata janë kthyer gradualisht për të garuar në shumicën e sporteve.

“Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që atletët individualë neutralë, që janë kualifikuar përmes sistemeve kualifikuese ekzistuese të Federatave Ndërkombëtare, do të shpallen të ligjshëm për të garuar në Lojërat Olimpike Parisi 2024, në përputhje me kushtet e përcaktuara”, ka thënë trupi olimpik përmes një deklarate.

“Individët individualë neutralë janë atletët me pasaporta ruse apo bjelloruse”.

Atletët neutralë nga Rusia dhe Bjellorusia, do të garojnë vetëm në sporte individuale, dhe asnjë ekip prej të dyja shteteve, nuk do të lejohet të marrë pjesë në Paris.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se atletët që e përkrahin vazhdimisht luftën në Ukrainë, nuk do të mund të marrin pjesë.

Në njoftim është thënë se 4.600 atletë janë kualifikuar për Lojërat e Parisit, dhe prej tyre, tetë janë rusë dhe tre janë bjellorusë.

Deri më tani janë kualifikuar edhe 60 atletë ukrainas.

Pritet që në Olimpiadën e vitit të ardhshëm të marrin pjesë rreth 11.000 atletë.

Kreu i Komitetit Olimpik të Rusisë, Stanislav Pozdnyakov, akuzoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) se po mban anë dhe u kërkoi federatave sportive t’i trajtonin garat midis atletëve ukrainas dhe rusëve që garojnë si neutralë me “ndjeshmëri”.

“Deklarata në fjalë tregon se IOC vendosi për vete dhe zgjodhi një anë në konfliktin politik, dhe filloi të veprojë në interes të asaj ane”, tha Stanislav Pozdnyakov në Telegram.

Dy ditë më parë, presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ftoi zyrtarisht 203 vende, por edhe jo Rusinë dhe Bjellorusinë, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të fillojnë pas një viti.

Bach kishte thënë edhe më parë se as Rusia dhe as aleati i saj në pushtimin e Ukrainës, Bjellorusia, nuk do të ftoheshin si ekipe.

Megjithatë, IOC-ja e ka lënë derën e hapur që atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë si atletë neutralë në Lojërat Verore 2024 pa skuadrat e tyre.

Ndërkohë kreu i Komitetit Olimpik të Rusisë, Stanislav Pozdnyakov, akuzoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) se po mban anë dhe u kërkoi federatave sportive t’i trajtonin garat midis atletëve ukrainas dhe rusëve që garojnë si neutralë me “ndjeshmëri”.