Celebrities Music

Në vendin e dytë si DJ më i mirë në botë, Martin Garrix kritikon revistën “DJ Mag”!

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë. Sipas një sondazhi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, Martin është i pozicionuar në vendin e dytë  ndërkohë që në vendin e parë ndodhet David Guetta.

Përmes rrjetit social, Instagram, Martin është shprehur i lumtur por ka bërë një kritikë për revistën pasi mbiemri i tij ishte shkruar gabim:

Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë. Faleminderit të gjithë fansave që votuan dhe më mbështesin. 

Garrix është i njohur për hitet si: “Animals”, “Scared to be lonely”, “Diamonds”, “There for you”. Ndërkaq, ju rikujtojmë se artisti nga Ferizaj, DJ Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën muzikore ndërkombëtare. Para disa kohëve ai u fut në listën e 100 artistëve me ‘Këngët Më Të Mira Të Vitit 2020′ dhe kjo falë suksesit në bashkëpunimin muzikor me artisten britanike, Raye.

Rikujtojmë, gjithashtu se në “NRJ Music Awards”, DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz.

Ju sjellim në vëmendje gjithashtu se dokumentari për DJ e ndjerë suedez, Avicii do të publikohet në vitin 2023 dhe do të përmbajë pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë, kolegët, klipe dhe intervista me Aviciin. Dokumentari do të prodhohet nga regjisori Björn Tjärnberg dhe “Candamo Film”, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez.