Health & Beauty Lifestyle

Nëse keni nisur palestrën dhe kërkoni rezultate, hiqni menjëherë dorë nga këto zakone!

Nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes e deri te stërvitjet, padyshim që vendimi për të humbur peshë e ndryshon stilin e jetesës suaj. Zakonisht qëllimi është të zvogëloni nivelin e yndyrës në trup dhe njëkohësisht të rrisni atë të muskujve. Por, ndonjëherë, gjatë këtij rrugëtimi mund të jeni duke bërë të kundërtën pa vetëdije, pra duke humbur muskuj në vend të yndyrës.

Ndërkaq, ushtrimi është shumë më tepër se një mënyrë për të mbajtur fizikisht në formë, na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm edhe mendërisht. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet t’u kushtojmë vëmendje. Ne nuk i kushtojmë të njëjtën vëmendje të gjitha grupeve të muskujve. Është një gjë të stërvitim pak më shumë bustin ose këmbët dhe tjetër gjë të shmangim plotësisht stërvitjen e një grupi muskujsh.

Gjithçka varet nga qëllimet tona, por ekuilibri është i nevojshëm për të mbajtur përbërjen e trupit tonë në nivele të shëndetshme. Po mundoheni shumë. Disiplina është e rëndësishme dhe po, ushtrimet janë prioritet. Megjithatë, nëse anulojmë daljet dhe dita jonë sillet rreth orarit të palestrës, herët a vonë do të përfundojmë keq.

Ne e shpërfillim teknikën. Edhe ushtrimi më i thjeshtë është i rrezikshëm për trupin nëse e kryejmë me teknikën e gabuar. Është më mirë të përdorni peshë më të lehtë dhe të bëni ushtrimin në mënyrë korrekte sesa të lëndoni veten. Ky është gabimi më i madh që bëjmë, pasi i kushtojmë vëmendje të madhe peshës që ngremë dhe jo qëndrimit të duhur.

Ndërkaq, hulumtimet tregojnë se një person mesatar bën pak më shumë se 5000 hapa në ditë, me disa raporte që tregojnë se mesatarja është deri në 3000. Edhe nëse shkoni në palestër disa herë në javë, mund të mos lëvizni mjaftueshëm për të mbajtur peshën tuaj në një interval të shëndetshëm.