Lifestyle

Nëse në familjen apo shoqërinë tuaj keni persona që vuajnë nga obeziteti, këto fjalë nuk duhet t’ja thoni kurrë!

Vërejtja juaj është me qëllim të mirë ndaj personave obezë, por mund të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin fizik ose mendor të personit të cilit i drejtohet. Këtë ka pohuar mjekja Fatima Cody Stanford. Stanford shprehet se personave mbipeshë nuk duhet t’u thuash kurrë që jeni të shqetësuar për shëndetin e tyre.

Kur e thoni këtë, ju po pretendoni se personi nuk shqetësohet për mirëqenien personale edhe pse, në fakt, ai mund të shqetësohet jashtëzakonisht për shëndetin e tij. Ata kanë nevojë për maturi dhe ndjeshmëri, ashtu si çdo person tjetër. Stanford beson se nuk keni të drejtë të komentoni se çfarë ha një person, edhe nëse ai është partneri juaj, anëtar i familjes ose shoku juaj.

Të quash dikë të guximshëm pasi po përpiqet të merret me mbipeshën mund të tingëllojë si një kompliment, por ky koment mund të inkurajojë ndjenja të padëshiruara. Për disa, mbipesha fillon në fëmijëri dhe për të tjerët ajo u zhvillua pasi filluan të marrin ilaçe të caktuara ose ishte rezultat i ndonjë sëmundjeje. Humbja e peshës nuk është një detyrë e lehtë. Ky keqkuptim zhgënjyes është një nga gjërat kryesore që zemëron Stanford.

Çdo ditë shikoj luftën e pacientëve të mi, njerëz që përdorin çdo formë të trajtimit të bazuar në prova dhe ende luftojnë me mbipeshën e tyre. Shumë prej tyre përpiqen, por supozohet se nuk përpiqen mjaftueshëm ose se nuk bëjnë gjithçka që kanë në dorë. Është jashtëzakonisht e pamatur, injorante dhe e dëmshme.

Njerëzit mendojnë se ata që luftojnë me mbipeshën nuk ushtrohen kurrë. Është e gabuar të konkludosh se ushtrimi është zgjidhje për të humbur peshë.

Megjithëse ushtrimet forcojnë shëndetin kardiovaskular dhe mendor, për shumë njerëz nuk inkurajojnë humbje të qëndrueshme të peshës.

Sipas një studimi të ri, gratë me obezitet mund të ndajnë rrezikun e sëmundjes me vajzat e tyre, por jo me djemtë e tyre. Obeziteti është një sëmundje e zakonshme, serioze dhe e kushtueshme që prek pothuajse gjysmën e të rriturve dhe 20% të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.