Celebrities Gossip Music

Kënga e re e Billie Eilish një sukses i vërtetë vetëm pak orë pasi u publikua!

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka publikuar këngën e saj më të re, “Lost Cause”. Përmes një njoftimi në Instagram Billie ndau lajmin me fansat dhe u shpreh se kënga është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”.

“Lost Cause” është projekti i katërt muzikor, nga albumi. Tri këngët e tjera janë: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”.

Kënga nuk ka kaluar 24 orë pa u publikuar dhe ka arritur mbi 10 milionë klikime në “Youtube”.

Rikujtojmë se pak javë më parë, Billie promovoi albumin e saj në një intervistë ekskluzive për “British Vogue”. Këngëtarja pozoi në një formë të cilën nuk e kishim parë më parë, duke nxjerrë kështu ‘Luanën’ që fshihte.

Billie është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë, ndonjëherë dhe pak të çuditshëm me ngjyra dhe jashtë asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Së fundmi, ajo ka nxjerrë në shitje për të gjithë ndjekësit e saj, një koleksion të ri veshjesh dhe aksesorësh.

Megjithëse, duket se fansat nuk janë aspak dakord me çmimet, pasi kanë “shpërthyer” në rrjete sociale me ironi ndaj shumës që kushtojnë veshjet dhe aksesorët, ku një peshqir arrin deri në shumën e 91$ dhe ata duken jo të kënaqur.