Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nëse nuk na dëgjoni ne të paktën dëgjoni ekspertët, ja se cila prej verës dhe birrës është më e dëmshme për zorrët!

Sipas një studimi të ri, birra mund të ketë një efekt pozitiv në mikrobiomën e zorrëve. Kjo nuk është e vërtetë sipas Helmut Seitz, i cili ka hulumtuar efektet e alkoolit në trupin e njeriut për dekada. Rezultatet e një studimi nga Kina kanë treguar se birra ka përbërës fantastikë me efekte madhështore. Kjo pije jo vetëm që e bën një person më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm.

Autorët shkruajnë se mikrobioma e zorrëve mund të shpërbëjë disa përbërës të birrës dhe kështu të ketë një efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ato mund të kenë efekte anti-inflamatore dhe antioksidante, kështu që mund t’i bëjnë të padëmshme produktet e dëmshme metabolike. Efekti oksidativ i alkoolit është shumë më i madh se efekti potencial pozitiv i të gjithë përbërësve të tjerë.

Ky efekt oksidativ çon në inflamacion dhe rrit rrezikun e sëmundjeve, nga diabeti te kanceri. Alkooli shkakton kancer pikërisht në zorrën e trashë dhe kthehet në acetaldehid në trup dhe është toksik. Sipas këtij shkencëtari, birra është edhe më e dëmshme për zorrët sesa vera.

Rikujtojmë, se prodhuesit e birrës po e përdorin ChatGPT për të bërë birrë të re. Marka gjermane Beck’s është një nga një sërë kompanish që i janë drejtuar chatbotit të zgjuar të AI për të bërë një pije të quajtur Beck’s Autonomous. ChatGPT jo vetëm që doli me recetën e birrës, por edhe paketimin, emrin, fushatën reklamuese dhe madje edhe një dizajn për faqen e internetit të birrës.