Horoskopi Lifestyle

Nis prapavija e Mërkurit, ja çfarë ju pret sipas shenjës së zodiakut!

Kjo është një javë e rëndësishme sipas astrologjisë. Të martën Mërkuri shkon në prapavijë duke na ndihmuar të rishikojmë situatat, të rigjejmë veten dhe të rimendojmë gjërat. Në të njëjtën ditë Jupiteri hyn në Dash për herë të parë që nga viti 2011 dhe do qëndrojë aty deri në tetor. Kjo do të thotë se këtë periudhë do të frymëzohemi për t’u fuqizuar, për të pasur më shumë liri dhe për të shprehur më mirë veten.

Gjatë muajit maj, shumë planetë do të jenë në pozicione dhe aspekte jo fort të favorshme, gjë që mund të sjellë konflikte dhe keqkuptime. Ne nuk mund të ndikojmë në zhvendosjet e tyre, por duke njohur datat më të “rrezikshme”, mund të bëjmë çmos për të mbajtur larg negativitetin. Sipas astrologëve, këto janë ditët kur duhet të keni më shumë kujdes gjatë majit.

Ndërkaq, siç e thamë të martën Mërkuri shkon në prapavijë dhe ja se çfarë ju pret sipas shenjës së zodiakut:

Dashi

Këtë javë kujdes me fjalët. Prapavija e Mërkurit nis të martën dhe do t’ju ndihmojë të jeni më praktikë me mendimet, qëllimet dhe komunikimin. Në të njëjtën ditë Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe fillon periudha më e bukur e jetës për ju. Realizoni çfarë dëshironi dhe guxoni t’i bëni ëndrrat realitet.

Demi

A jeni aty ku ju vlerësojnë? Prapavija e Mërkurit nis të martën dhe do t’ju ndihmojë të rivlerësoni nëse bota e jashtme përputhet me vlerat tuaja të brendshme. Nis një shërim i fuqishëm, një mbyllje kapitulli dhe Jupiteri do t’ju ndihmojë të lëshoni çfarë ju mban pas.

Binjakët

Merr një pushim! Prapavija e Mërkurit fillon të martën dhe do të dëshironi të qëndroni të ndërgjegjshëm. Jini skeptik ndaj mendimeve që ju japin stres dhe flisni ngadalë për të patur sukses në komunikim. Jupiteri do t’ju ndihmojë të rilidheni me miqtë e vjetër, do të krijoni të rinj dhe do të ndiheni të mbështetur nga shoqëria më shumë se kurrë.

Gaforrja

Lëri të gjitha të shkojnë. Prapavija e Mërkurit do ju ndihmojë të zhvilloni njohuri për të frymëzuar shërimin dhe çlirimin aty ku keni nevojë. Jupiteri do t’i japë karrierës suaj bekime kozmike. Udhëheqja, vetëpunësimi dhe suksese të tjera profesionale po vijnë në rrugën tuaj!

Luani

Prapavija e Mërkurit ndodh në sektorin tuaj shoqëror dhe mund të krijojë keqkuptim me miqtë tuaj. Mos bëni supozime kur nuk jeni të sigurt. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja përmes udhëtimeve e edukimit në mënyrë që të keni sukses.

Virgjëresha

Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të karrierës ndaj kontrolloni dy herë komunikimin dhe ruani qetësinë në jetën tuaj profesionale. Në të njëjtën ditë, fillon një revolucion seksual. Marrëdhënia juaj me intimitetin, erotizmin dhe seksualitetin do të ndryshojë në një mënyrë të bukur dhe shëruese.

Peshorja

Kur di mirë, bën më mirë! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të mençurisë duke ju ndihmuar të merrni parasysh atë që keni mësuar gjatë tre muajve të fundit dhe ta zbatoni. Në të njëjtën ditë fillon një nga periudhat më racionale që keni pasur. Prisni të tërhiqeni nga gjërat e kundërta, partneritetet e reja dhe të thelloni dinamikën aktuale.

Akrepi

Pjesa më seksi e trupit është truri, Akrepa. Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të intimitetit dhe seksualitetit duke ju ndihmuar të riformuloni mënyrën se si angazhoheni intelektualisht me kënaqësi. Jupiteri dëshiron që ju t’i përkushtoheni rutinave, zakoneve dhe praktikave që kultivojnë mendjen, trupin, shpirtin, shëndetin tuaj.

Shigjetari

Kërko mirëkuptim! Prapavijë e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të negociatave duke ju kërkuar të përdorni dëshirën tuaj për t’u kuptuar me një kuriozitet po aq të fortë për të kuptuar njerëzit e tjerë. Jupiteri ju rrit besimin ndërsa filloni të shihni dobësitë tuaja dhe shprehjen e tyre si forcën tuaj më të madhe.

Bricjapi

Janë gjërat e vogla që kanë rëndësi! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të vëmendjes ndaj detajeve duke ju dhënë mundësinë të rimendoni, të ktheheni dhe të riimagjinoni mikro-momentet për sukses. Jupiteri fillon t’ju lidhë me “shtëpinë”, të gjithë njerëzit, vendet dhe përvojat që ju ofrojnë siguri emocionale.

Ujori

Vetëbesimi mund të jetë një zakon, Ujorë! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të vetëvlerësimit dhe do të keni për detyrë të mbroni vetëbesimin tuaj dhe të minimizoni gjasat që ai të zvogëlohet. Jupiteri ju frymëzon të riformuloni qasjen tuaj ndaj komunikimit, dëgjimit dhe vëmendjes për sukses.

Peshqit

Jeni inteligjent emocionalisht, Peshq! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të ndjenjave duke ju frymëzuar të komunikoni qartë emocionet tuaja. Ju do të keni për detyrë të emërtoni dhe shprehni ndjenjat tuaja në kohë reale. Jupiteri ju jep energji të bollshme! Do të ndryshoni marrëdhëniet tuaja me financat dhe do të përmirësoni sigurinë tuaj financiare.