Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëpunim i ri muzikor, Ledri Vula surprizon këtë herë!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

U bënë tashmë pak muaj që kur Ledri ka publikuar projektin e fundit muzikor, i cili titullohet “Robot”. E duket se tashmë reperi ka gati këngën e tij të re dhe këtë na e ka treguar me postimin e tij të fundit. Ledri ka publikuar një foto nga videoklipi i ri, ku na ka zbuluar se do të jetë një bashkëpunim me artistin Rzon dhe se do të titullohet “Rebele”. Kënga e re do të publikohet më shpejt seç mund ta mendonim, pikërisht në datën 03.03.2023, pra nesër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Partnerja e tij Sara nuk i kursen postimet me reperin, e së fundmi ka treguar një incident që ka ndodhur teksa ishin në makinë, ku mesa duket mund të kenë tejkaluar shpejtësinë duke i kapur radari dhe kështu i ka ndaluar policia. Momentin kur Ledri është jashtë makine duke folur me policët, bukuroshja e ka filmuar