Celebrities Gossip Showbiz

“Një ditë do flas…”, Einxhel Shkira ka një premtim kundër ndjekësve dhe komenteve negative për të!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Einxhelit kurrë uk i del inati me ndjekësit e saj dhe komentet e tyre negative e shpesh herë madje dhe i publikon ato dhe adresat etyre të Instagramit. E së fundmi bukuroshja u ka deddikuar përsëri një postim atyre në Instastory, ku ka shkruar disa fjalë për ta dhe shprehet duke dhënë një premtim se nuk do përfundoj me kaq.

Hej, ti që nuk kontrollon dot ligësin brenda vetes e hedh vrerin e palumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse stë dhimbset shqetësimi që i sjellë asaj sonte dhe nëse ske frik nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet! Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten!!! Mëshiro veten tënde edhe nëse ske mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!! Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tokë… Veç vetes nëse zgjedh të sillem njejt si JU!! E.SH

Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan spaska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se sdo lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se çkam për të thënë!! E deri në atëherë…

Të gjithë e dinë se historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ e duket se ditën e djeshme Einxhel është bërë nostalgjike për atë kohë. Me anë të një video të postuar ditën e sotme, Einxhel na ka zbuluar një këngë, të cilën sa herë që e dëgjon i kujton zgjimin e mëngjeseve brenda asaj shtëpie dhe duket se bukuroshes i mungojnë shumë ato ditë. Kënga titullohet “Anash dhe Doja” nga Anxhelina dhe Flori Mumajezi.