Horoskopi Live From Tirana

“Një Gaforre si Luizi…”/Xhiliola Lamaj zbulon shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në “Big Brother VIP 3”!

Xhiliola Lamaj ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar më shumë për anën e errët të secilës shenjë të horoskopit dhe sjelljet e tyre toksike. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka zbuluar edhe shenjat e zodiakut që do të kryesojnë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”. E pyetur se “kush mund të jenë shenjat që do të shkëlqejnë në Big Brother?”, ajo tha se “të gjitha bëjnë punën e tyre aty” por veçoi Gaforren, Shigjetarin dhe Binjakët.

Besoj që nga çfarë lamë pas dhe çfarë po presim tani, dihet që të gjitha shenjat bëjnë punën e tyre aty. Shenjat që shkëlqejnë aty, do duhet të jetë një Gaforre patjetër, që mund të bënte namin, si Luizi. Gaforret duhet të jenë kudo që bëjnë namin. Bëjnë skupe, bëjnë lajme, bëjnë tragjedi, bëjnë drama, bëjnë çdo gjë. Mund të ishte një Shigjetar që mund të sillte shumë aventurë, mund të ndizte atmosferat e dritës, boll në festa jemi por do bëjmë akoma edhe më festa seç jemi.

Binjakët absolutisht se do të bënin intriga. Është përfolur se Roza Lati do të jetë pjesë e “Big Brother”, nuk e di se sa është konfirmuar kjo, por që Roza di të luaj shumë bukur me fjalët dhe besoj se do të jetë një lojtare e zonja. Edhe shpresoj që të japë më të mirën e saj.