Celebrities Film & Tv

Një hap drejt normalitetit në industrinë filmike, “The Batman” një sukses i jashtëzakonshëm!

“The Batman” me Robert Pattinson në rolin kryesor dhe Zoë Kravitz si ‘Catwoman’, ka tejkaluar çdo pritshmëri. Ky film ka përfituar plot 128.5 milionë euro këtë fundjavë që lamë pas, ka bërë të ditur studioja ‘Warner Bros’. “The Batman” shënon debutimin më të mirë deri më tani për vitin 2022 dhe i ka tejkaluar pritshmëritë e industrisë, pasi parashikohej të përfitonte më pak. Duke qenë se Batmani është një prej brendeve më të popullarizuara të kinematografisë, filmat e bazuar në këtë karakter kanë përfituar mbi pesë miliardë dollarë që nga “Batman” i vitit 1989.

Në një nivel simbolik, kjo mënyrë e hapjes është pikërisht ajo që kishte nevojë ‘Warner Bros’ dhe kinematë në këtë situatë. Sa i përket industrisë filmike, suksesi i “The Batman” nga shitja e biletave shënon një hap drejt normalitetit pas dy vitesh hapje dhe mbyllje si pasojë e pandemisë së COVID-19. Ndërkaq, së bashku me Pattinson, Paul Dano të cilin e mbajmë mend edhe nga “There Will Be Blood” luan rolin e një prej armiqve të Batman, The Riddler.

Në një intervistë me “Entertainment Weekly”, Dano zbuloi se luajtja e rolit të Riddler-it ishte aq intensiv sa përfundoi duke humbur gjumin dhe duke pasur probleme shumë serioze ndërsa ishte i përfshirë në atë rol.

Kishte disa netë që ndoshta nuk kam fjetur aq mirë sa do të kisha dashur sepse ishte pak e vështirë për të dalë nga ky personazh. Duhet shumë energji për të arritur atje. 

Ndërkaq, Robert Pattinson kohët e fundit ka biseduar me “MovieMaker” për rolin e tij si titullari Caped Crusader në “The Batman”. Sjellim në vëmendje se Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë. Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, “The Batman”, “Turning Red” dhe “Morbius” nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar.