Celebrities Gossip Showbiz

Një koncert surprizë në metronë e Kiev-it nga grupi ikonik U2!

Ylli irlandez i rock-ut, Bono dhe kitaristi “The Edge” kanë mbajtur një koncert surprizë së fundmi në metro në qendër të Kiev-it. Këngëtari i U2 vlerësoi luftën e vendit për liri dhe shprehu gjithashtu lutjen e tij për paqe. Nga një platformë stacioni, ikona 61-vjeçare e rock-ut këndoi klasikët “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or without you”. Bono shtoi se:

Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për të gjithë ne që e duam lirinë.

Këngëtari i referohej këtu edhe konflikteve të kaluara në Irlandë dhe problemeve me një fqinj më të fuqishëm.

Ne lutemi që së shpejti të shijoni pak nga ajo paqe.

Shfaqja u zhvillua para një turme të vogël fansash, duke përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës të veshur me uniforma ushtarake. Më pas, së bashku me një grup ushtarësh, ylli i rock-ut këndoi këngën “Stand by me”, duke e kthyer në “Stand for Ukraine”. Që nga fillimi i viteve ’80 anëtarët e U2, si grup dhe individualisht, kanë bashkëpunuar me muzikantë, artistë, të famshëm dhe politikanë të tjerë. Kjo, për të trajtuar çështjet e varfërisë, sëmundjeve dhe padrejtësisë sociale.

Risjellim në vëmendje se sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtari i njohur Mentor Haziri për të na folur rreth këngës së tij më të re të titulluar “Lament for Ukraine”. Si lindi ky projekt dhe sa e vështirë ishte për Mentorin të realizonte këtë projekt kaq të ndjeshëm? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.