Celebrities Music Showbiz

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e NSYNC, së shpejti publikohet kënga e tyre e parë pas ribashkimit të grupit!

Grupi pop NSYNC është ribashkuar për herë të parë në më shumë se 20 vjet për të nxjerrë një projekt të ri muzikor.  Kënga e tyre e fundit, “Better Place”, do të publikohet në fund të këtij muaji dhe është shkruar posaçërisht për filmin e ri të anëtarit të NSYNC, Justin Timberlake, “Trolls Band Together”. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare të Instagram, Justin shkruan:

Kur yjet radhiten… unë dhe vëllezërit e mi punuam së bashku në studio për diçka argëtuese dhe energjia ishte e veçantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)

Albumi i fundit që lançuan Justin, Joey Fatone, JC Chasez, Lance Bass dhe Chris Kirkpatrick nga NSYNC ishte “Celebrity” i 2001-shit. Ky njoftim vjen menjëherë pasi ky grup u shfaq për herë të parë së bashku pas dy dekadash. Fansat e NSYNC u surprizuan kur ata u ngjitën në skenë së bashku në MTV’s Video Music Awards (VMAs).

Justin luan një nga rolet kryesore në filmin e ri “Trolls”, i cili ndjek historinë e një grupi muzikor. Filmi do të shfaqet në ekranin e madh në nëntor të këtij viti.