Celebrities Gossip Showbiz

Një shoqe e mirë nuk i mban dot mimikat! Reagimi i Semit kur Donaldi tha se donte të kalonte natën me Beatrix nuk ka të paguar!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Lidhur me këtë, padyshim që që prej fillimit, Semi ish-banorja e shtëpisë ka mbajtur një qëndrim që duke njohur miqësinë e saj shumë- vjeçare me Borën dihet se nuk është dakord me këtë afrimitet. Menjëherë pas daljes së saj, Donaldi nisi lidhjen e tij me Trixa-n e kjo gjë nuk u prit fare mirë nga këngëtarja, e cila edhe pse kishte një marrëdhënie shumë të mirë me aktorin, u shpreh se ndihej shumë e zhgënjyer prej tij dhe nuk besoi në vërtetësinë e ndjenjave të tij.

E padyshim që sa herë ka situata ku përmendet Donaldi dhe Trixa, Semi nuk mund të ‘ruhet’ nga mimikat e saj. Siç ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku teksa po diskutohej se kush do të flejë në dhomën suit të shtëpisë, aktori kërkoi të kalojë natën me Trixa-n nëse do të ishte pa kamera. Dhe reagimi i Semit në këto momente nuk ka të paguar.

Së fundmi, në një situatë të vendosur nga “Vëllai i madh”, ku banorët duhet të komentonin situatat pikante të banorëve në shtëpi, ku një prej tyre ka qenë edhe debati mes Donaldit dhe Semit dhe aryseja ka qenë pikërisht deklarata se aktori ishte ‘single’. Teksa ai ka folur rreth kësaj, është shprehur se sido që kanë shkuar gjërat, e vlerëson shumë atë.

Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të.