Celebrities Showbiz

Një tjetër anëtar i grupit të njohur “BTS” shtrohet me urgjencë në spital! Shkaku është…

Ylli i “BTS”, Jimin është duke u kuruar pasi u diagnostikua me apandesit akut dhe COVID-19 gjatë fundjavës. Ylli i “K-pop”-it, iu nënshtrua një operacioni urgjent por të suksesshëm, herët në mëngjes të hënën pasi u shtrua në spital të dielën pasdite me dhimbje të papritura dhe të forta barku, sipas një deklarate nga “Big Hit Music”, për “Reuters”.

Në deklaratë thuhej se këngëtari dhe balerini kishte gjithashtu një dhimbje të lehtë të fytit ku rezultoi edhe pozitiv me COVID-19 përmes testit PCR gjatë kohës që ishte në spital.

Sipas stafit mjekësor, operacioni ishte i suksesshëm dhe Jimin aktualisht është duke u rikuperuar pas procedurës së tij. Ai do të marrë disa ditë trajtim spitalor për COVID-19 në lidhje me kujdesin pas operacionit.

Sipas “Big Hit”, Jimin, emri i vërtetë i të cilit është Park Ji-min, është duke marrë një shërim të shpejtë nga virusi dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të “BTS” ndërsa ishte i infektuar. Fansat e grupit “BTS”, të njohur si ARMY, treguan shpejt mbështetjen e tyre për yllin me hashtag #GetWellSoonJimin në rrjetin social Twitter.

Jimin dhe shokët e tij të grupit janë aktualisht në pauzë, pasi ata njoftuan në dhjetor se grupi do të pushonte nga performancat për herë të parë që nga viti 2019.

Dëshirojmë t’ju informojmë se BTS po planifikon të marrë një periudhë të dytë zyrtare pushimi të zgjatur që nga ajo e para në vititn 2019.

Pasi ata të përfundojnë shfaqjet e tyre zyrtare të planifikuara të ‘BTS PERMISSION TO DANCE ON STAGE — LA’ dhe ‘2021 Jingle Ball Turne”, tha Big Hit në një deklaratë, duke shtuar se grupi do të kalonte sezonin e festave me familjet e tyre për herë të parë që nga debutimi i tyre.

Menjëherë pas njoftimit, anëtarët Suga, RM dhe Jin rezultuan pozitivë për COVID-19, megjithëse të gjithë janë rikuperuar që atëherë. Grupi K-pop debutoi në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një nga grupet më të njohura në botë. Hiti i tyre “Butter” theu një rekord në YouTube për shikime të njëkohshme pasi më shumë se 3.89 milionë fansa u akorduan në të njëjtën kohë për të parë videon muzikore.