Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër foto e guximshme e Madonna-s, por këtë herë fansat janë pozitivë!

Ikona e popit Madonna ka mahnitur sërish fansat e saj me një tjetër postim të guximshëm pasi ngjalli shqetësim tek fëmijët e saj për pamjen e ndryshuar të saj. Këngëtarja 63-vjeçare postoi në Instagramin e saj të enjten për të ndarë një foto mahnitëse të saj e veshur me një bluzë korseje të guximshme dhe xhinse me bel të lartë.

Madonna, e cila ka qenë në qendër të polemikave për fotot e saj gjysmë të zhveshur kohët e fundit, ka pozuar me një pallto rozë të ndezur Burberry. Ajo i hodhi një vështrim të ndezur kamerës, teksa pozoi. Në komente, fansat e komplimentuan yllin. Javët e fundit, shumë e kanë akuzuar yllin se ka shkuar shumë larg me operacionet plastike, megjithëse Madonna nuk ka konfirmuar se ka bërë asgjë.

Edhe fëmijët e saj kanë filluar të shqetësohen për pamjen e saj të ndryshuar. Madonna është nëna e djemve Rocco Ritchie dhe David Banda, të cilët i ndan me ish-in Gay Ritchie, vajzës Lourdes Leon, të cilën e ndan me ish-in Carlos Leon dhe Mercy dhe binjakeve Estere dhe Stella. Një burim i tha revistës Heat:

Lourdes, Rocco dhe fëmijët e tjerë e diskutojnë këtë temë me nënën e tyre, por është arritur në fazën që ata po shqetësohen për të. Ajo nuk është gati të heqë dorë nga muzika, por e gjithë industria është kaq e fokusuar tek të rinjtë.