Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër person akuzon Chris Noth për ngacmim seksual!

Një grua tjetër është paraqitur për të akuzuar yllin e “Sex and the City”, Chris Noth për ngacmim seksual. Në fillim të kësaj jave, “Hollywood Reporter” raportoi se dy gra ishin paraqitur veçmas me akuza për ngacmime seksuale kundër Noth-it që datojnë që nga viti 2004 dhe 2015.  Pas artikullit të “Hollywood Reporter”, një tjetër grua ka folur për “Daily Beast” në lidhje me një sulm të supozuar në vitin 2010 që ndodhi kur ajo ishte 18 vjeçe dhe punonte si këngëtare në një restorant në Manhattan.

Gruaja, emri i së cilës është i ndryshuar në “Ava” për anonimitet, tha se Noth vinte disa herë në restorant në gjendje të dehur. Duke folur me të në tavolinën e tij një mbrëmje, ai dyshohet se e përqafoi dhe vazhdoi ta shtynte duke e ngacmuar. Ajo ka spjeguar të gjithë ngjarjen sipas mënyrës së saj por kur është pyetur për një koment në lidhje me këtë publicisti i Noth është shprehur se ai e mohon këtë kategorikisht si kurrë më parë dhe nuk e ka idenë se kush është kjo grua.

Rikujtojmë gjithashtu se të dyja gratë  pretendojnë se sulmet ndodhën në një nga shtëpitë e Noth, e para në apartamentin e tij në Los Angeles dhe e dyta në pronën e tij në New York, pasi aktori i ftoi ato. Zoe, tha se ajo vizitoi shtëpinë e aktorit në West Hollywood për t’i kthyer një libër që ai i kishte huazuar, ndërsa Lily tha se ajo u kthye në apartamentin e Noth në Greenwich Village pas një takimi, kur ai e ftoi atë të shikonte librin e tij dhe koleksionin e shisheve të uiskit.