Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Njihuni me mashkullin misterioz që duket se i ka ‘marrë zemrën’ Camila Cabello-s!

Këngëtarja e njohur Camila Cabello duket se e ka lënë pas romancën me Shawn Mendes, duke i dhënë sërish një mundësi dashurisë. Këngëtarja 25-vjeçare u pa së fundmi në Los Angelos me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur ‘Lox Club’. Cabello dukej e qeshur në shoqërinë e biznesmenit në disa nga fotot e shkrepura nga paparacët.

Duke qenë se nuk u pa asnjë puthje e përqafim gjatë takimit, romanca me shumë mundësi sapo ka nisur. Megjithatë, ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre, nisur nga buzëqeshjet dhe shikimet e thella. Rikujtojmë, se Cabello i dha fund lidhjes me Mendes në nëntor të vitit të kaluar, pas më shumë se 2 vitesh lidhje. Shawn pranoi dy muaj më parë se ai ende e do Cabello-n dhe se do të jetë gjithmonë kështu.

Risjellim në vëmendje se Cabello disa ditë më parë na dhuroi dy netë më parë një performancë të paharrueshme për hapjen e finales së UEFA Champions League 2022 në Francë. Përpara përballjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, këngëtarja 25-vjeçare dha një spektakël shumëngjyrësh për mijëra tifozë në Stade de France në Paris por mesa duket askush nuk ishte i/e interesuar për performancën e saj.

Menjëherë pas largimit nga fusha, këngëtarja 25-vjeçare shkroi në Twitter duke kritikuar përkrahësit e Liverpool dhe Real Madrid se ishin të pasjellshëm me të:

Nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnin e ekipeve të tyre me kaq zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë.

Ndërkaq, vetëm së fundmi bukuroshja zgjodhi që të shijojë disa ditë pushime në brigjet e Caprit në Itali. Cabello qartazi dukej se po kënaqej dhe po e shijonte në maksimum.