Ndryshe Politikë

Nuk do ta besoni se kë sheh fitues Erion Veliaj, në “Big Brother” me politikanë…

Erion Veliaj vjen ndryshe në “Ndryshe”. I ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio, ai flet mbi politikën dhe jo vetëm. I pyetur për një nga temat më të nxehta të momentit, “Big Brother Vip”, ai pranoi se nuk e sheh, por në një mënyrë apo një tjetër, gjithmonë mëson detaje për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Big Brother Vip” nuk e ndjek, por është e pashmangshme. Të vijnë lajme rreth banorëve kudo në platforma.

Por nëse do ishin brenda shtëpise së “BBV” disa nga politikanët më në zë të momentit, nga të gjitha partitë, kë sheh Erion Veliaj fitues?! Përgjigja e tij me siguri do t’ju surprizojë.

Nuk ka nevojë të mendohem aspak. I vetmi që i nxjerr të gjithë nga shtëpia është Lulzim Basha. Kështu që, ai do e fitonte.

Ndërkohë, ai gjithashtu komentoi situatën e ndërlikuar në Partinë Demokratike, duke thumbuar paksa luftën e hapur mes Berishës dhe Bashës, teksa e krahason me një lloj Big Brother.

Në Partinë Demokratike do të ndodhë Big Brother… Por, politika nuk është që të ofrojë spektakël.

Kujtojmë, se në këtë mbyllje të vitit 2021, Veliaj bëri një gjykim të arritjeve dhe sukseseve, që ka arritur t’i sjellë Bashkisë Tiranë, por dha edhe një vlerësim maksimal për secilin që është pjesë e stafit të tij, për punën e devotshme dhe shërbimin që i ka ofruar këtij qyteti. Gjithashtu, ai zbuloi çfarë e pret Tiranën, tashmë që është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.