Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka paqe për Chiara Ferragni, rezulton se video ku blogerja kërkon falje për mashtrimin me panetonet është e kopjuar!

Chiara Ferragni është një nga influenceret më të ndjekura jo vetëm në Itali, por edhe përtej saj. Por, vëmendjen mediatike gjatë këtyre ditëve e ka tërhequr përmes një skandali të zbuluar nga gazetarja Selvaggia Lucarelli  në ‘Il Fatto Quotidiano’. Për të dytën herë pas rastit me ëmbëlsirën e fundvitit ‘Pandoro’ (Baloço), kësaj here me vezët e Pashkët (Dolci Preziosi), blogerja është kamufluar pas qëllimeve të bamirësisë, duke rritur sensibilitetin e ndjekësve, për të siguruar fitime të majme për llogari të saj.

Kompanitë e blogeres duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni, një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro.

Ferragni me anë të një reagimi tha se do të dhuronte për spitalin e fëmijëve 1 milionë eurot që kompania e panetones nuk i kishte dhuruar. Influencerja kërkoi ndjesë publike në një video që rezulton të jetë e kopjuar. Dy ditë para Chiara-s, një aktiviste palestineze postoi këtë video. Ajo quhet Salma Sahwa. Flokët lidhur njësoj, kostumi njësoj, inkuadrimi para kamerës njësoj. Vetëm përmbajtja ndryshon. Salma flet për situatën në Rripin e Gazës, kurse Chiara për paratë e panetones.

Chiara shprehte në video këto fjalë:

Dua të kërkoj falje dhe ta konkretizoj gjestin tim, do t’i transferoj 1 milionë euro spitalit të Torinos ‘Regina Margherita’ për të ndihmuar për kurimin e fëmijëve, por nuk mjafton. Dua ta bëj këtë publikisht se jam ndërgjegjësuar se kam bërë një gabim komunikimi.