Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk mund të dalë një çapaçul…”/Sabiani reagon për herë të parë në lidhje me raportin e Keisit dhe Kristit!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” përveç diskutimeve dhe debateve shpesh herë me tone të larta, dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet, Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq sepse vëmendjen e ka marrë dhe partnerja e Kristit jashtë shtëpisë.

Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, Kristi ka sqaruar publikun për këtë ngjarje që bëri bujë në rrjete sociale, duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.

Në lidhje me këtë situatë nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtari i njohur Sabiani i cili vitin e kaluar ka qenë ish-banor i asaj shtëpie gjithashtu. Në rrjetin e tij social Instagram nëpërmjet një InstaStory ai është shprehur se:

Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet.