Celebrities Gossip Showbiz

Pa prisni pak, Stresi i kërkon falje Einxhelit?!

Stresi është padyshim një nga reperët më të njohur e më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Ai njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re.

Thënë kjo, më shumë se një vit më parë Stresi ishte përfshirë në një debat me moderatoren dhe ish-banoren e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira. Pas kësaj dyshja nuk kishin kursyer thumbat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit edhe në intervista të ndryshme.

Kjo gjë vazhdoi edhe gjatë qëndrimit të Einxhel në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kur reperi e quajti si prezantuesen naive dhe një model që nuk duhet ndjekur. Në atë kohë ai u shpreh se:

Jo, vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disko darkave, puthu me njërin, puthu me tjetrin…

Megjithatë, duket se Stresi ka ndryshuar mendim. I ftuar ditën e djeshme në emisionin “E Diell” në Top Channel, teksa po zhvillonte një lojë reperit iu kërkua t’i kërkonte falje publike Einxhelit. Dhe si për habinë e të gjithëve ai nuk hezitoi të bënte një gjë të tillë duke u shprehur:

Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por situata ishte ndryshe. I kërkoj falje çdo femre, sidomos Einxhelit. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht. Nuk kam asnjë gjë, është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në “Big Brother”.