Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Padiskutim që të gjithë shkëlqyen në ceremoninë “Oscars 2022” por kush ishin yjet që u veshën nga stilistët shqiptarë?!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve Oscar 2022, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Komedia dramatike me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier”. Klikoni në këtë link për listën e plotë të fituesve të çmimeve Oscar 2022, ceremonisë që për shqiptarët u transmetua live në Top Channel.

Ndërkaq, tapeti i kuq u rikthye më magjik se kurrë. Ndërsa vitin e kaluar u pa një version i shkurtuar i ngjarjes për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë, këtë vit e gjithë shkëlqimi dhe magjepsja u rikthye në këtë cep të Hollivudit. Me Andrew Garfield, Kristen Stewart, Jessie Buckley, Billie Eilish, Lily James, Zoë Kravitz dhe Mila Kunis moda nuk zhgënjeu. Ne ju njohim ndërkaq me veshjet më të mira të ‘Oscars 2022’ duke klikuar këtu.

Veshjet ishin mjaft të veçanta dhe unike sepse normalisht ishin stiluar dhe punuar me mjaft mjeshtëri nga stilistët më të njohur nga bota e madhe e modës. Por e dini se disa prej tyre ishin veshur edhe nga stilistët shqiptarë?!

Modelja Jordyn Woods u vesh nga stilistja e njohur tashmë në Amerikë, Fjolla Nila. Po ashtu edhe stilisti i njohur nga Kosova Valdrin Sahiti, mori pjesë me dy veshje, atë të Anastasia Karanikolaou dhe Tiffany Haddish.

Kujtojmë se edhe në “Critics’ Choice Awards 2022”, Valdrin Sahiri punoi veshjen e aktores Angelica Ross. Ndërkohë duhet të theksojmë se Tiffany Haddish shkëlqente me veshjen e saj.