Aktualitet

Pak pasi Ornella Muti iu fut biznesit të kanabisit, motra e saj arrestohet?!

Së fundmi, në mediat italiane ka bërë bujë arrestimi i motrës së aktores së famshme italiane Ornella Muti. Claudia Rivelli u prangos pasi iu gjet në shtëpi “drogë përdhunimi”, por ajo pretendon se nuk e dinte dhe atë substancë e përdorte për të pastruar objektet e argjendta. Policia duket se kishte kohë që po hetonte në lidhje me këtë.

Rivelli vazhdon të insistojë që e dinte substancën për ndonjë lloj ilaçi rrobash. Për momentin, motra e yllit të kinemasë italiane është lënë në arrest shtëpie. Në gjyq, atë do ta mbrojë ish bashkëshorti i saj, Paolo Leone.

Nga sot jemi dhe ne! Janë mbi 6 milionë konsumatorë kanabisi që deri në ditët e sotme janë detyruar t’i drejtohen mafies. Ne duam t’iu japim zë atyre njerëzve që politikanët prohibicionistë duan t’i fusin pas hekurave.

Kjo ka qenë deklarata e aktores së njohur italiane Ornella Muti dhe vajzës së saj Naike Rivelli para disa ditëve ku prezantuan linjën e produkteve të realizuara me kanabis e quajtur “Hemp Club”.

Nënë e bijë gjithashtu promovuan dhe mbledhjen e firmave për referendumin mbi legalizimin e kanabisit dhe sigurojnë se shoqata “Ornella Muti Hemp Club” ka si qëllim të mbështesë inciativat e “ekonomisë së gjelbër”.