Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas akuzave për sulm seksual, regjisori Woody Allen merr vendimin drastik për karrierën e tij!

Regjisori i njohur Woody Allen, i cili është përballur me një reagim të ashpër në Hollywood lidhur me një akuzë për sulm seksual nga vajza e tij e adoptuar, ka deklaruar se do të xhirojë një film të ri në Paris këtë vjeshtë dhe se mund të jetë i fundit i tij. 86 vjeçari foli në një intervistë të rrallë për aktorin Alec Baldwin për karrierën dhe librin e tij të ri “Zero Gravity”, një përmbledhje esesh humori. Ai nuk dha detaje rreth filmit të tij të ardhshëm, i cili do të ishte i 50-ti i tij.

Regjisori katër herë fitues i Oscarit i “Annie Hall” dhe komedive të tjera ka mohuar vazhdimisht akuzat se ai ngacmoi vajzën e tij të adoptuar, Dylan Farrow, në vitin 1992. Shumë të famshëm dhe drejtues në Hollywood u distancuan nga Allen pasi lëvizja #MeToo u bë globale në 2017-ën. Alec Baldwin, i cili është shfaqur në tre nga filmat e Allen, nuk e ngriti temën gjatë intervistës, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen e Baldwin në Instagram.

Më pas aktori shkroi në Instagram se ai kishte zero interes në gjykimet dhe postimet e askujt në lidhje me intervistën e tij të planifikuar. Filmi i fundit i Baldwin, “Rust”, përfundoi në tragjedi kur një armë që ai mbante në duar, qëlloi drejtpërdrejt dhe vrau kineasten Halyna Hutchins. Alec u shpreh në atë kohë se ishte “zemërthyer” nga incidenti.

Rikujtojmë se vetëm disa orë më parë, ylli i R&B, R.Kelly është dënuar me 30 vjet burg për përdorimin e famës së tij që nënshtroi fansat e rinj, disa prej të cilave vetëm fëmijë, ndaj abuzimit seksual sistematik. Këngëtari dhe kompozitori 55-vjeçar, u dënua për shantazh dhe trafikim seksual vitin e kaluar në një gjyq që u dha zë akuzueseve që dikur kishin pyetur veten nëse historitë e tyre po injoroheshin sepse ishin gra me ngjyrë.