Showbiz

Pas divorcit, Adele në një lidhje me shokun e ngushtë

Këngëtarja e famshme Adele së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të saj me Simon Konecki.

Mesa duket britanikja nuk ka harxhuar shumë kohë dhe menjëherë është hedhur në krahët e dikujt tjetër. Bëhet fjalë për reperin Skepta i cili është gjithashtu edhe shoku i saj i ngushtë.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar se dyshja ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit aq më tepër për faktin se janë të dy prindër dhe kanë vendosur që të bashkëpunojnë për tu kujdesur për të vegjlit e tyre.