Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Për fansat e “And Just Like That” vjen një lajm i mirë, kastit i bashkohet një nga personazhet më të preferuar të serialit!

Aktori i njohur John Corbett do të shfaqet në sezonin e dytë të serialit “And Just Like That…” që është një vazhdim i “Sex and the City” që transmetohet në ‘HBO Max’. Sipas ‘Deadline’, aktori do ta vijë sërish rolin e Aidan Shaw dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e dytë të serialit.

Tani për tani, përfaqësuesit e ‘HBO Max’ dhe vetë Corbett kanë refuzuar t’i komentojnë këto thashetheme. Ndërkaq, fansave u mbetet të hamendësojmë nëse dashuria e madhe e Carrie Bradshaw, personazh i luajtur nga aktorja Sarah Jessica Parker, do të shfaqet në serial dhe çfarë mund të ndodhë më pas.

Disa prej tyre janë gëzuar shumë me lajmin duke komentuar në rrjetet sociale. Ndërsa disa të tjerë e kanë pritur lajmin me rezerva, pasi aktori u kishte thënë mediave në prill të vitit 2021 se do të ishte pjesë e serialit, por kjo nuk kishte ndodhur.

Personazhi i Aidan ishte një nga dy personazhet e preferuar të fansave të “Sex and the City” që nuk u shfaqën në sezonin e parë të “And Just Like That…”, së bashku me Samantha nga aktorja Kim Cattrall. Ndërsa ringjallja e serialit ikonik të ‘HBO’ u njoftua që nga fillimi duke u fokusuar te Carrie (Parker), Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis) pa plane për përfshirjen e Cattrall, fansat pritën deri në sekondat e fundit të sezonit që Aiden të shfaqej pasi Corbett kishte ngacmuar pjesëmarrjen e tij, duke i thënë mediave:

Unë mendoj se mund të jem në mjaft episode.

Pas finales së shkurtit, producenti ekzekutiv Michael Patrick King shpjegoi për ‘Deadline’ pse Aidan nuk u shfaq në sezonin e parë, i cili trajtonte pasojat e vdekjes së bashkëshortit të Carrie, zotit Big (Chris Noth) në fund të episodit të parë. Në momentet e fundit të finales së sezonit 1, Carrie shihet duke puthur producentin e podcast-it Franklyn (Ivan Hernandez), një shenjë se ajo është gati të fillojë sërish takimin pas një periudhe zie.