Botë e Çuditshme Fashion Tech

Për herë të parë inteligjenca artificiale krijon se si do të dukej debutimi i Javës së Modës në New York City!

Inteligjenca artificiale është simulimi i proceseve të inteligjencës njerëzore nga makinat, veçanërisht sistemet kompjuterike. Aplikacionet specifike të AI përfshijnë sistemet e ekspertëve, përpunimin e gjuhës natyrore, njohjen e të folurit dhe vizionin e makinës. Së fundmi, qindra koleksione u dorëzuan në inteligjencën artificiale për të krijuar Javën e Modës në New York City nga stilistë në mbarë botën. Gadi Schwartz i NBC-së i bashkohet modelja Sinead Bovell për të diskutuar të ardhmen e teknologjisë dhe modës. Gjatë intervistës, ajo u shpreh:

Mendoj se qeveria është akoma në dilemë se si njerëzia do të reagojë në lidhje me gjenerimin e modeleve me anë të A.I. dhe deri kur do të vazhdojë ky inspirim në lidhje me këtë temë. Teknologjia do të vazhdojë të krijojë polemika dhe do të vazhdojë të ndryshojë botën, sidomos kur bëhet fjalë për artin.

Gjithashtu ju rikujtojmë se, kompania me bazë në San Francisko, OpenAI, e cila ka krijuar ChatGPT, ka investuar në kompaninë 1X, që prodhon robotë humanoidë për të realizuar një version fizik të inteligjencës së tyre artificiale. Tashmë janë publikuar edhe pamje se si do të dukej një robot i tillë me inteligjencë artificiale, i cili do të ishte i gatshëm të bashkëveprojë me njerëzit dhe të komunikojë me ta. Roboti i quajtur EVE është programuar të punojë së bashku me qeniet njerëzore. Ai është i aftë të lëvizje objekte e t’i paketojë ato.

Së fundmi miliarderi Elon Musk tha se qeveria duhet të jetë gati të ndërhyjë nëse inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit. Gjatë pjesës së dytë të një interviste me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Musk tha se do të ishte veprim i zgjuar nëse qeveria krijon një lloj plani ku mund të mbyllë qendrat e shërbimit që fuqizojnë programet e Inteligjencës Artificiale (AI). Ai u shpreh:

Nuk kemi nevojë t’i hedhim në erë, thjesht ndërpritjani energjinë. Nëse ka diçka për të cilën ne jemi të shqetësuar dhe nuk jemi në gjendje ta ndalojmë atë me komandat e softuerit, atëherë ndoshta do të dëshirojmë të kemi një lloj ndërprerësi të fikjes së harduerit.